Talebanët pakistanezë mohojnë armpushimin

Një zëdhënës i talebanëve pakistanezë ka mohuar se grupi ka rënë dakord për një armëpushim dhe është në bisedime me qeverinë.
Ky njoftim nga agjencia e lajmeve Associated Press, erdhi sot kur zyrtarët njoftuan se në një sulm kundër një stacioni policor në Pakistanin veriperendimor, u vranë dy policë.
Raporti citon zëdhënësin e talebanëve, Ehsanullah Ehsan duke marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ku katër të tjerë u plagosën.
Gjithashtu raportohet se militantët kanë rrëmbyer armë dhe uniforma të policëve para se të iknin nga vendngjarja.