Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave me Serbinë

Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme bën të ditur se marrëveshja për heqjen e vizave me Serbinë u nënshkrua për palën shqiptare nga zv/ministri i Jashtëm, Selim Belortaja, ndërsa për palën tjetër nga Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, Miroljub Zaric.
“Marrëveshja për lëvizjen e lirë është e bazuar mbi parimet e reciprocitetit të plotë midis dy shteteve, vullnetit të mirë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe synon mundësimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga njëri shtet në tjetrin”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, marrëveshja parashikon përjashtimin nga viza për hyrjen në territorin e secilës palë për një vizitë ose qëndrim që nuk i kalon 90 ditë brenda 180 ditëve.
Ndërkohë, procedura për shtetasit të cilët dëshirojnë të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë kohe në territorin e njërës palë kontraktuese për qëllime studimi, punësimi, ribashkimi familjar, etj, do t’i nënshtrohet kërkesave të legjislacionit të brendshëm të secilit vend. /Start/
2011-07-05 15:12