Bjellorusi, sot gjykohet aktivisti për të drejtat e njeriut

Nis sot në Minsk gjykimi ndaj aktivistit të shquar bjellorus për të drejtat e njeriut, Bjaljatski.
Bjaljatski, kreu i qendrës për të drejtat e njeriut, Vjasna, u arrestua më 4 gusht dhe u akuzua më vonë për evazion fiskal, një rast që tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në shtatë vite burg dhe konfiskim të aseteve të tij.
Por, kolegët dhe mbështetësit e Bjaljatskit, kanë thënë se ky rast është i motivuar politikisht.
Në një deklaratë të martën, Human Rights Watch, ka theksuar se “me dënimin e Bjalajtaskit autoritetet në Bjellorusi, po mundohen që definitivisht ta mbyllin derën për aktivitetet e të drejtave të njeriut.”