E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona me mbi 16 milionë të papunë

Në muajin shtator, papunësia në 17 vendet anëtare të Eurozonës shënoi 10.2 për qind, duke thyer rekordin e vendosur në muajin qershor të vitit 2010. Këtë e deklaroi Eurostati në raportin e tij të publikuar më 31 tetor.

Sipas raportit të Eurostatit, në këtë shtator, papunësia në 27 vendet e BE-së ishte 9.7 për qind, 0.1 për qind më shumë se ajo e një muaji më parë.

Sipas parashikimeve të Eurostatit, deri në muajin shtator, numri total i të papunëve në mbarë Evropën ishte 23 milionë e 264 mijë, 16 milionë e 198 mijë janë nga Eurozona.

Ndër vendet anëtare të Eurozonës, papunësia në Austri shënoi vetëm 3.9 për qind, ndërsa në Spanjë kjo shifër është 22.6 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›