Ministri i jashtëm iranian do të vizitojë Libinë
Ministri i jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, do të udhëtojë për në Libi, për të forcuar lidhjet me udhëheqësit e rinj të vendit.
Qeveria e Iranit ka njoftuar përmes një deklarate se Salehi do të udhëtojë për në Libi pas konferencës ndërkombëtare për Afganistanin e cila po zhvillohet sot në Stamboll.
Në këtë njoftim nuk janë ofruar detaje rreth axhendës së Salehit në Libi.