E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytëzimi i inerteve, INUK aksion në basene

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka nisur sot një aksion për kontrollin e subjekteve prodhuese të cilat ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në shtratin e lumenjve. Aksioni i ndërmarrë sot nga INUK-u do të përqëndrohet në kontrollin e baseneve në të gjithë vendin.

Në një deklaratë për shtyp, INUK i bën thirrje subjekteve që shrytëzojnë inertet e lumenjve të mos marrin zhavorr nga shtretërit e tyre pasi duke filluar nga data 1 nëntor ky veprim është i palejueshëm.
 

Shfytëzimi i paligjshëm i lumenjëve mbetet sërish një problem që nuk ka gjetur zgjidhje ende. Pavarësisht urdhërit të firmosur nga kryeministri në vitin 2006 dhe deklaratave të ministrit të Mjedisit që sanksionojnë subjektet të cilat shfrytëzojnë inertet e lumenjve, firmat e ndërtimit vijojnë shfrytëzimin e tyre.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›