E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia sfidojnë BE

Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia zyrtarisht sot kanë lëshuar të vetëquajturën “Hapësirë të Përbashkët Ekonomike”.

Presidenti rus, Dimitri Medvedev kishte thënë gjatë muajit dhjetor se iniciativa do t’u jepte leje të mundësonte të tri vendeve shërbimet e lëvizjes së lirë, të punëtorëve dhe mallrave.

Medvedev kishte thënë se qëllimi i një iniciative të tillë është që deri në 2015-tën të bëjë bashkimin ekonomik të Euroazisë, që ka për model Bashkimin Evropian.

Të tre shtetet vetëm sa kanë hedhur hapin e parë në themelimin e Komisionit Ekonomik Euroaziatik, që do të jetë trupi rregullues i bashkimit.

Në korrik të vitit 2011, Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia hoqën barrierat doganore ndërmjet tyre, për të nisur një bashkim doganor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›