E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, vetëdorëzohet në polici Makoto Hirata

Një ish-anëtar i kultit japonez, Aum Shinrikjo është vetëdorëzuar në polici, pas më shumë se 16 vjet arratisjeje.
 

Burime nga policia deklaruan se Makoto Hirata është dorëzuar në një stacion policor në Tokio, natën e Vitit të Ri.
Ai ishte fshehur që nga koha e sulmit me gaz të kultit në vitin 1995, në Tokio, ku mbetën të vdekur 13 njerëz.
 

Hirata ishte arrestuar nën dyshimet për planifikim të kidnapimit të vëllait të një anëtari tjetër të kultit. Ndërkohë, dy anëtarët e tjerë janë ende duke u kërkuar nga policia.
 

Rreth 200 anëtarë të Aum Shinrikjo janë dënuar, ndërsa trembëdhjetë prej tyre janë në pritje të ekzekutimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›