Bjordi: Ǒna gjeti me vjehrrat
Zgjimi ka qenë ndryshe nga çdo ditë për banorët. Nënat e tyre janë ngritur të parat, ndonëse konkurrentët u përpoqën të ngriheshin më herët. Ndonëse janë çmallur me to, prania e tyre brenda shtëpisë i ka bërë banorët të kenë disa komplekse në sjelljen e përditshme.
"Mendjen e kam te ju"
Hyrja e nënave të banorëve ka krijuar dinamikë brenda shtëpisë. Ato janë bërë pjesë e bisedave, duke shkëmbyer edhe batuta. Adelajda ka përfituar nga një moment që ishte vetëm me nënën e saj, duke e pyetur nëse i kishte zhgënjyer ndopak. Nëna e saj i thotë që Adelajda është e sinqertë dhe ka qenë krenare për të. Adelajda i thotë që mendjen e ka pasur tek ata, pasi nuk do që ata të ndihen keq për ndonjë veprim të sajin. Mami i Adelës ndihet shumë e emocionuar për hyrjen e saj brenda shtëpisë dhe i tregon për të afërmit e saj që e mbështesin vazhdimisht. Banorët janë mbledhur për të ngrënë darkë bashkë me nënat e tyre, duke bërë dhe shaka me njëri-tjetrin. Arjani bën shaka me Qetsorin dhe i thotë që "Big Brother" ka bërë mirë që i solli nënën, që "ta zbusë" pak. Ai vazhdon duke ngacmuar nënën e tij e duke i thënë: "Dhe ti më duheshe këtu". Ajo vazhdon duke i thënë që dhe ato janë banore të "Big Brother".
"Ia tregoj unë Junidës"
Adi dhe Arjani kanë vazhduar të diskutojnë mbi komentet që banorët e eliminuar kishin bërë për ta. Adi shprehet se kur të dalë, do ballafaqohej me Junidën dhe shton: "Ia tregoj unë Junidës". Arjani i thotë që dhe ai kishte dashur t`i kthente një përgjigje, por në momentin e përballjes kishte harruar se çfarë i kishte thënë. Adi i thotë Adelajdës që Junida ka dashur të përçajë grupin e tyre. Adi vazhdon të komentojë fjalët dhe i thotë Arjanit që i vjen shumë inat nga fjalët e saj, por ai nuk përfitonte dot nga Junida, pasi kishte dikë shumë përzemër që kishte lënë jashtë.
"Fakti që je këtu, tregon shumë"
Arjani, Adelajda, Bjordi dhe Adi para se të flenë diskutojnë për hyrjen e nënave të tyre. Ata mendojnë që prezenca e tyre i trazon, pasi u krijon komplekse në sjellje. Arjani mendon që për një kafe mëngjesi ato janë mirë, por për më shumë nuk durohen. Adi dhe Arjani bëjnë shaka me Adelajdën, duke i thënë të zgjohet në mëngjes që të rregullojë shtratin, që nëna e saj mos ta kuptojë ku ka fjetur ajo. Temë diskutimi kanë qenë edhe komentet e banorëve të eliminuar. Adelajda shprehet e revoltuar ndaj tyre, duke thënë që ata nuk e dinë se kush është ajo dhe çfarë raporti ka krijuar me Bjordin. Arjani i thotë: "Fakti që ti je këtu dhe ata jashtë, tregon shumë gjëra". Ata shprehen se mezi presin të shtunën që të përballen me to. Adi mendon që është pjesë e spektaklit. Ai fillon flet për Qetsorin, me të cilin kishte një debat gjatë spektaklit dhe thotë: "Kam një skenar për të, do e masakroj".
Mëngjesi
Mëngjesi i banorëve nuk ka qenë i njëjtë si zakonisht. Prezenca e nënave të tyre i ka bërë që të zgjohen më herët. Pavarësisht nga kjo, nënat janë zgjuar para tyre. Kunata e Adit sapo është zgjuar është marrë me pastrimin e shtëpisë. Me të është bashkuar dhe nëna e Adelajdës dhe e Qetsorit. Banori i parë i cili është zgjuar më shpejt se të tjerët është Qetsori. Ai u tregua xhentil duke u përgatitur kafen dhe i ka ndihmuar në punët e shtëpisë.
"Njohën Arin e vërtetë"
Të gjithë banorët janë mbledhur në kopsht bashkë me nënat e tyre për të pirë kafen e mëngjesit. Ato i pyesin për impresionet që kishin marrë nga shtëpia e "Big Brother". Qetsori dhe Adi u kanë treguar për ditëlindjet që janë festuar brenda shtëpisë. Të gjithë banorët kanë dashur të dinë se si janë personat e tyre të dashur. Nëna e Qetsorit i ka treguar për djalin e tij, momente humori me të. Ai i thotë që ishte emocionuar shumë kur e pa të ecte. Ai vazhdon duke thënë që lojës po i vjen fundi dhe është i kënaqur nga vetja, pasi ka thyer rekord për nominime. Adi ka parë në kuzhinë tortën e sjellë nga nëna e Qetsorit dhe e ngacmon duke i thënë që ajo i kishte shkruar "Për banorët e BB, djali im është fitues". Nëna e Arjanit ka diskutuar me Adin në lidhje me raportet prind-fëmijë. Ato mendojnë që çdo fëmijë duhet ta shprehë të gjithë dashurinë që ka për prindërit. Ata kanë diskutuar për Arjanin. Adi i ka thënë që ka një djalë të mrekullueshëm dhe duhet të jetë krenare për të. Ajo i ka thënë që shumë persona të afërt e kanë njohur Arjanin e vërtetë nëpërmjet "Big Brother", pasi ai është një person i rezervuar.
"Vlerësohet kush kërkon falje"
Një nga banorët e larguar që ndezi polemika te banorët ishte Junida. Arjani dhe Qetsori kanë diskutuar për të me mamin e Arjanit. Qetsori i tregon për mendimet e Junidës në lidhje me familjen, duke i thënë që ajo kishte shprehur që mund të bënte fëmijë dhe pa u martuar. Nëna e Arjanit mendon që Junida është një vajzë e re, e mrekullueshme, pavarësisht nga kontradiktat me banorët. Qetsori i thotë që ajo ishte kontradiktore, por nëna e Arjanit ndërhyn duke i thënë që ajo ishte një vajzë e zgjuar. Arjani mendon që një person i zgjuar di t‘i respektojë të tjerët. Nëna e Arjanit mendon që ndoshta kishte momente që ajo kishte gabuar, por duke e lidhur me egon e lojës. Arjani i thotë që çdo person gabon dhe shton: "Vlerësimin e merr ai që kërkon falje". Ajo i thotë që asnjë person nuk është perfekt, duke e lidhur dhe me sjelljen e tij brenda shtëpisë.
"Duket sikur po përmbyset bota"
Adelajda ka diskutuar me mamin për jetën brenda shtëpisë. Ajo e pyet nëse ka filluar ta kuptojë ndryshimin nga ajo që perceptohet duke e parë nga jashtë. Sipas saj, çdo person, vetëm në rastin se do hynte brenda, do i kuptonte banorët vërtet, duke iu referuar prindërve. Mami i saj i thotë që ajo që kur ishte zgjuar në mëngjes e kishte shprehur një gjë të tillë dhe shton që jashtë gjërat duken "sikur po përmbyset bota". Adelajda i thotë që tashmë ajo e ndien si shtëpinë e saj dhe nuk e di si mund të shikohen gjërat jashtë. Ndërkohë e ëma i thotë që ky është një spektakël. Adelajda i tregon letrat e shkruara nga aktorët e "Portokalli"-së. Ajo ka filluar të rregullojë mamin e saj dhe i thotë që ajo e njeh, ndaj duhet të ketë besim tek ajo.
"Njëshi mbetet njësh"
Bjordi ka përfituar për të bërë një shëtitje në kopsht me mamin e tij dhe për të biseduar me të. Ai është i shqetësuar dhe ajo e vë re këtë gjë tek ai. Duke qenë java e fundit e lojës, ajo e këshillon që ai të përqendrohet pak më shumë te vetja. Ai i thotë që në këtë pikë nuk ka alternativë tjetër, përveçse të përqendrohet te vetja. Ajo i thotë se po mundohet t‘i krijojë kushtet që mos t‘i mungojë asgjë kur të dalë jashtë. Sipas saj, njerëzit jashtë presin shumë nga Bjordi, ndaj ai duhet të vazhdojë ende të japë brenda shtëpisë. Ai i thotë që e ka bërë këtë gjë dhe shton: "Unë dy muaj e gjysmë kam qenë Bjordi". Ajo e krahason fitoren në "Big Brother" me sportin e notit, dhe thotë: "Njëshi mbetet njësh". Sipas saj, ai duhet të ecë me një objektiv dhe duhet të luajë të gjithë gurët në dispozicion.
"Je babai i shtëpisë"
Banorët kanë përfituar nga prezenca e familjareve të tyre për të biseduar me to. Adi ka marrë për një shëtitje kunatën e tij, duke diskutuar për eksperiencën në "Big Brother". Ajo i thotë që ata duhet t‘i shijojnë ditët që u kanë ngelur brenda shtëpisë. Adi i thotë që ia lë në dorë fatit. Mendimi i tij mbështetet nga ajo e cila thotë që ai është i fituar me faktin që ka hyrë në pesëshen finaliste dhe e këshillon që të jetë sa më aktiv. Adi i thotë që nuk është vetëm në dorën e tij, pasi duhet të ketë bashkëpunim me banorët e tjerë. Sipas tij, është e vështirë të arrihet kjo gjë për vetë diferencën e moshës që ka me ta. Ajo ia kthen: "Ti vetë ke thënë që je babai i shtëpisë". Ai e pranon këtë, por i thotë që ndihet i lodhur. Sipas Adit, nëse do kishte hyrë në "Big Brother" në moshën 30-vjeçare, gjërat do kishin ndryshuar për të.
Adelajda dhe Bjordi, në siklet
Ndërkohë që mamatë janë ulur në kopsht për të biseduar, Adelajda i shërben kafet dhe u pastron tavolinën. Mamaja e Bjordit, pasi e pyet nëse ajo e pi cigaren dhe sigurohet që jo, i thotë Adelës të mos u shërbejë më dhe ta pijë edhe ajo kafen e saj e qetë, duke shtuar se nuk kanë ardhur që fëmijët t‘u bëjnë shërbim.
Adela me Bjordin hyjnë brenda në shtëpi, ku Bjordi i thotë me shaka Adelës që edhe mund t‘i përgjigjet mamasë së tij. Por Adela thotë që nuk ka se çfarë t‘i thotë dhe se nuk është e paedukatë. Më pas Bjordi propozon për të bërë një shëtitje në zonën e kampingut, por ky propozim i Bjordit e ka vënë disi në siklet Adelën, duke i thënë që nuk mund të kalojnë para mamave pa thënë se ku po shkojnë. Bjordi nuk arrin ta kuptojë, por Adela thotë që ndihet në siklet, sepse mamaja e saj është atje dhe po e sheh, gjithashtu edhe mamaja e Bjordit. Bjordi largohet për të marrë një cigare, duke mërmëritur: "Ǒna ka gjetur, vjehrrat".