Putin: NATO po bën lojëra të rrezikshme
Kryeministri rus, Vladimir Putin, në një intervistë të dhënë të dielën, paralajmëroi se manovrat ushtarake të NATO-s në Gjeorgji nuk i vinin në ndihmë përpjekjeve për të përmirësuar raportet mes Moskës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Putin, në një intervistë të dhënë për një të përditshme japoneze përpara një udhëtimi zyrtar në Tokio, vërejti se lojërat ushtarake të NATO-s qenë sinjal mbështetjeje për autoritetet gjeorgjiane, të cilat javës së shkuar u përballën me një protestë masive përmes së cilës kërkohej dorëheqja e Presidentit të vendit, Mikhail Sakashvili.
I pyetur mbi përpjekjet e Uashingtonit për të nisur nga e para raportet me Moskën, Vladimir Putin tha: "Në një çast kur NATO kryen stërvitje ushtarake në Gjeorgji, ky sigurisht që përbën një sinjal në drejtimin e kundërt". "Ne shpresojmë me sinqeritet se liderët e sotëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të shtypin pedalin e frenave në udhën e raporteve negative mes vendeve tona dhe se do të ndërmarrin hapat e duhura që raportet mes nesh të fitojnë përmbajtje të re".
Sipas Rusisë, stërvitja në Gjeorgji është një lojë e rrezikshme përgjatë së cilës aleanca perëndimore kërkon të tregojë muskujt, duke nënvizuar se nuk ka bërë tjetër veç ka shtuar tensionet në Kaukaz nëntë muaj pasi Rusia zmbrapsi një përpjekje të Sakashvilit për të rivendosur nën kontroll rajonin rebel promoskovit të Osetisë së Jugut. Raportet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë ranë në nivelet e epokës së Luftës së Ftohtë pas luftës në Gjeorgji, e cila u pasua me njohjen zyrtare nga ana e Moskës të pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe të Abkhazisë, një tjetër rajon rebel nën ndikimin rus.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai rus, Dimitri Medvedev, thanë se që të dy janë të interesuar për përmirësimin e raporteve mes dy fuqive, por Gjeorgjia - një rrugë e rëndësishme transiti për naftën dhe gazin Kaspik - mbetet një pikë mosmarrëveshjesh.
Sipas Moskës "lojërat e luftës" së NATO-s i dërgojnë sinjale të gabuara Sakashvilit, i cili prej javësh po përballet me protesta të ashpra nga kundërshtarët politikë, që kërkojnë dorëheqjen e tij, duke e akuzuar si fajtorin për luftën me Rusinë si dhe për shkeljen e demokracisë në vend. Sakashvili, i cili shihet me sy shumë të keq, madje ka dëgjuar edhe fyerje të rënda personale nga Kremlini, nuk ka pranuar të dorëhiqet, megjithëse iu desh të merrej me një revoltë në një bazë ushtarake gjeorgjiane shumë pak përpara zhvillimit të manovrave nga forcat e armatosura të NATO-s, të cilat nisën më 6 maj.
"Pavarësisht gjithçkaje, ata vendosën t‘i zhvillonin manovrat ushtarake. Nuk mund të konsiderohet asgjë tjetër veç mbështetje e hapur ndaj regjimit në fuqi në atë shtet", u shpreh Putin në intervistën e zbardhur dhe të publikuar edhe nga qeveria ruse. "Edhe po t‘u kthehemi një çast përqasjes tradicionale të partnerëve tanë perëndimorë me demokracinë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa Perëndimore - vërejmë se asnjë prej atyre standardeve nuk po mbahet sot parasysh në Gjeorgji", tha Kryeministri rus. "Pra, si mund të shpjegohet zhvillimi i manovrave ushtarake në atë vend, në një çast kur kjo i jep një sinjal kaq të qartë regjimit në pushtet? Ne e konsiderojmë këtë lëvizje në drejtimin e kundërt".
Nga ana e saj, NATO, përmes autoriteteve të saj të larta, bëri me dije se mbi manovrat ushtarake në fjalë Kremlini është vënë në dijeni në kohën e duhur dhe mes kanaleve të duhura, madje se edhe është ftuar të marrë pjesë.