E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Darfurit, 1 milion veta në uri

Të dëshpëruarit e Sudanit bëjnë thirrje
për ndihmë, ndërsa në vend janë
përzënë të gjitha agjencitë e ndihmave
që mbanin hapur spitalet dhe strehët e
refugjatëve. Një spital i vogël me pak
shtretër e mjekime në periferi të Darfurit,
edhe pse nuk ngjan me një spital të
mirëfi lltë, është vendi që pret e përcjell
rreth 20 mijë banorë që vuajnë pasojat e
rënda të konfl iktit dhe të zhvendosjeve.
Dje edhe kjo dritë e vogël shprese nuk
ekziston më, pasi është mbyllur. Pacientët
janë dërguar në shtëpi, ndërkohë
që mjekët dhe infermieret nuk kanë
shkuar më në punë. Qeveria sudaneze,
pasi ka bombarduar mbi 2 milionë njerëz
në kampet e tyre, po përzë të gjithë
anëtarët e organizatave humanitare që
operonin në vend, pas lëshimit të fl etarrestit
të Gjykatës së Krimeve të Hagës
në adresë të Presidentit të vendit afrikan.
Sipas njërit prej punonjësve të paktë që
kanë mbetur në vend, situata e rëndë e
popullsisë në kushtet e reja rrezikon që
të shndërrohet në një katastrofë humanitare
me përmasa të jashtëzakonshme.
Tashmë është vënë në pikëpyetje edhe
furnizimi me ushqim për 1.1 milionë
refugjatët, fati i të cilëve varej deri më
tani pikërisht nga agjencitë e ndihmave.
Të gjithë anëtarët e organizatave po
largohen duke lënë pas të sëmurë e të
uritur. Presidenti gjakatar i vendit u bëri
të ditur agjencive të ndihmave se duhet
të largoheshin, pasi licenca për të operuar
në Sudan kishte marrë fund. Bashir
e mori një vendim të tillë duke akuzuar
këto agjenci për dorëzim në Gjykatën e
Hagës të informacioneve sekrete. Bashir
akuzohet nga gjykata për krime kundër
njerëzimit, vrasje, përdhunime. Sipas
shifrave të Kombeve të Bashkuara, në
Darfur që nga viti 2003 kanë humbur
jetën mbi 300 mijë persona, ndërkohë
që sipas vetë Presidentit numri është
vetëm 10 mijë veta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›