E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, grabit linjën elektrike të lagjes, arrestohet 27 vjeçari

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Shkozet të Durrësit. Një 27- vjeçar ka grabitur të gjithë telin që i siguronte lagjes së tij energjinë elektrike dhe për pasojë e kësaj grabitje e gjitha lagja ka mbetur në errësirë. Policia ka vënë në pranga shtetasin Mirjan Hasanpapa, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen nr.14 Shkozet Durrës pikërisht për këtë grabitje. Hasanpapa është kapur në flagrancë nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës me një sasi prej 1500 metra tel elektrik, të cilën e kish vjedhur në lagjen 14 Shkozet. Si pasojë e kësaj, 20 familje të zonës kanë mbetur pa energji elektrike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia prej 1500 metër kabëll elektrik 8 mm, si dhe një automjet tip Ford Eskort me targë DR 1193 A të cilën autori e kishte pa dokumente pronësie. 27- vjeçari akuzohet tashmë për vjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›