Black Baron, Automjeti me 370 km në orë i “Barbus”
Kur flitet për Brabusin, pak a shumë dihet se çfarë ndodhë. Kësaj radhe bëhet fjalë për modelin “Black Baron” (Baroni i Zi), i cili mendohet se është bazuar në klasën aktuale E-Class. Me volum prej V12 dhe 6.3 litrash, Baroni i Zi ka në dispozicion 800 kuaj fuqi dhe momentin maksimal të rrotullimit prej 1.100 Nm, ndryshe të kufizuar në mënyrë elektronike, sepse motori në fakt arrin momentin maksimal të rrotullimit prej 1.420 Nm! Natyrisht, me sistem të përshtatur të amortizimit aty janë vendosur edhe frenat e përmirësuara dhe boshtet më të mëdha. Aerodinamika e automjetit është përmirësuar, ndërsa shpejtësia maksimale, në mënyrë elektronike është kufizuar në 350 kilometra në orë. Për ata të cilët do të vendosin ta largojnë kufizimin, do të mund të përjetojnë një përvojë të papërshkrueshme, sepse Baroni i Zi mund të arrijë shpejtësinë prej 370 kilometra në orë. Çmimi i këtij automjeti fenomenal është 600.000 euro.
Ferrari
Hibridi i parë i kompanisë, me motor V12
Sipas pohimeve të drejtorit të Ferrarit, Amedeo Felisa, kompania në ofertën e sja përfundimisht ka si qëllim të përfshijë edhe modelin hibrid, edhe pse nuk dihet saktësisht se për çfarë hibridi do të punohet. Felisa ka konfirmuar se nga ana konvencionale në të do të vendoset motori i fuqishëm V12. Felisa gjithashtu ka lënë të kuptohet se për daljen në treg të këtij automjeti duhet të pritet, sepse në Maranello vlerësojnë se teknologjia e baterive nuk ka përparuar sa duhet për të përmbushur të gjitha nevojat e tyre. Për më shumë, ata vlerësojnë se për një gjë të tillë do të nevojiten tri deri në katër vjet. Para ardhjes së motorizimit hibrid, Ferrari ka për qëllim të implementojë një varg teknologjish me të cilat do të zvogëlojë shpenzimin e karburanteve, respektivisht zvogëlimin e gazrave të dëmshëm. Mes të tjerash me këtë ide ka filluar edhe për paraqitjen e sistemeve stop-start me të cilat do të pajiset modeli “California”.
19 Shtator 2009