Kriza financiare, euro nxjerr jashte loje momedhen shqiptare
Kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Financave, Angjeli, pro futjes së euros
Albert Gjoka
A duhet të hiqet leku dhe të përdorim monedhën europiane përderisa jemi në rrugën drejt anëtarësimit në BE? Teza e hedhur disa kohë më parë është rishfaqur sërish. Përveç kryeministrit Berisha, i cili e shtroi si të domosdoshme një gjë të tillë dy ditë më parë, gjatë një takimi me guvernatorët e bankave të disa vendeve të rajonit, një tjetër teknicien e ka mbështetur këtë ide. Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në disa qeveri, zoti Anastas Agjeli, në një opinion të shkruar në një nga të përditshmet shqiptare, propozon euroizimin e ekonomisë shqiptare. Një hap i tillë shtrohet para ekspertëve në kohën kur vendi përballet me presione të forta që vijnë nga kriza ekonomike dhe financiare botërore, ku pasojat e saj janë jo të vogla për një ekonomi që kërkon të ngrihet.
Euroizimi i ekonomisë
Ishte harruar prej kohësh ideja për përdorimin e monedhës europiane në ekonominë shqiptare, por kjo tezë u rikthye nga kryeministri Berisha dy ditë më parë. Në fjalimin e tij para një auditori me guvernatorë bankash dhe ekspertë të politikave ekonomike financiare ai tha se “euroja, duhet të jemi realist, po bëhet një problem madhor për ekonomitë tona. Në mënyrë të përsëritur mendoj, jo për shkak të kursit, se ky kurs është plotësisht i pranueshëm, por fakti që kjo monedhë, e mbështetur në ekonominë më të madhe të botës, siç është ekonomia e BE-së, bën presion mbi monedhat tona”. “Unë mendoj se e shpejtë do të jetë dita kur ne duhet të dorëzohemi, nuk do të vazhdojmë betejën me euron, por duhet të përfshihemi në euro, nuk na mbetet rrugë tjetër”, - deklaroi zoti Berisha. Sipas tij, “vendet tona, që jemi jashtë anëtarësisë së Bashkimit Euopian, kemi gjithsej 1 për qind e prodhimit të brendshëm të Bashkimit Europian. Atëherë është e domosdoshme që disa marrëdhënie financiare me Bankën Qendrore Europiane duhet të negociohen”. Kreu i qeverisë është i mendimit se “ekonomitë po euroizohen”. Vetëm një ditë më pas, ish-ministri Anastas Angjeli, profesor i çështjeve ekonomike, shtron të njëjtën çështje. “Shqipëria duhet të shndërrohet nga një vend ‘nën presionin e euros’ në ‘një vend brenda euros’. Është koha për përgatitjen e një programi me masa e hapa të qartë drejt euroizimit të ekonomisë dhe financave shqiptare”, - thotë zoti Agjeli në opinionin e tij. Ky është një nga 10 pikat e shtruara për masat antikrizë në momentin kur kriza ekonomike botërore thuhet se është në fazën e fundit të saj.
Leku i zhvlerësuar
Monedha shqiptare po përjeton periudhën më të vështirë në këmbimin me euron. Brenda një periudhe 8-mujore është zhvlerësuar më shumë se 6 për qind. Mungesa e monedhës europiane në treg dhe nevojat e vazhdueshme të tregut të brendshëm për të kanë bërë që të rritet vlera e saj, trend që po vazhdon dita-ditës. Ulja e dërgesave të emigrantëve, rritja e deficitit tregtar, largimi i dividentëve nga firmat e huaja në vendet e tyre apo edhe kërkesa e qeverisë për financimin e projekteve të saj, e kanë mbivlerësuar monedhën europiane. Por euroja ka hyrë gjerësisht edhe në përdorimin e brendshëm. Sektori i ndërtimit, që zë një peshë të konsiderueshme në ekonominë tonë, përdor çmimet në euro. Edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë monedha europiane ka shtrirë përdorimin e saj. Në një situatë të tillë, shtrimi i idesë dhe hedhja e hapave konkretë për euroizimin e ekonomisë tonë do të lehtësonte disa gjëra për buxhetin e varfër të shqiptarëve, ashtu siç, një proces i tillë do të kishte pasoja. Një leksion të tillë e kemi parë edhe te vendet fqinje, të cilat përdorin euron prej disa vitesh. Në mos sot, rruga jonë do të na çojë detyrimisht te heqja e lekut dhe përdorimi i monedhës që kanë gjithë vendet anëtare të BE-së.
19 Shtator 2009