Barku, femrat, te fiksuara
Një femër në dy kanë probleme psikologjike lidhur pamjen e tyre të jashtme: ëndrra e tyre për të pasur një bark të sheshtë, bën që shpesh të hiqet dorë nga kënaqësitë e të ushqyerit dhe nga kualiteti i jetës. Për jo te të gjithë personat, forma e barkut është njëlloj. Femrat i falin vetes difektin për një shpinë joperfekte, të duarve të ashpra, një linjë trupi jo shumë të këndëshme, por barkun nuk mund ta tolerojnë kurrsesi. Pantallonat rrinë keq, bluzat po ashtu, rrobat bëhen të bezdisshme: është e kotë të kesh këmbë të gjata, kur barku është paksa i fryrë.
Studimi
Për një femër në dy, sipas një studimi të kryer në 1.245 femra, barku është një fiksim: 54 për qind e të intervistuarave deklarojnë se e konsiderojnë atë një problem estetik tepër serioz, më pas, 38 për qind e tyre ankohen për këmbët. Më shumë obsesion sesa shqetësim i vërtetë, një bark i sheshtë rrit edhe mirëqënien psikologjike (83 për qind), për kualitetin e jetës (67 për qind) dhe në qetësinë personale (58 për qind). Barku, zë vendin e parë edhe në klasifikimin e pjesëve të trupit që femrat deklarojnë se do të dëshironin të ndryshonin më shumë në pesë vitet e fundit, ndërsa 41 për qind e të intervistuarave ankohen edhe për formën që ndryshon te barku brenda një vakti. Vetëm 23 për qind e femrave tregojnë se janë të kënaqura me pamjen e tyre, e kryesisht me barkun.
Rreziku
Më shumë se një problem estetik, një masë dhjami e lokalizuar në këtë zonë është konsideruar si tepër e rrezikshme për shëndetin, krahasuar me vendosjen e tij ne pjesë të tjera të trupit. Personat, forma e trupit të të cilëve ngjason me një dardhë, kanë shumë më tepër mundësi të vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, hipertension, diabet dhe kolesterol i lartë. Natyrisht që e rëndësishme është që çdo femër ta vlerësojë veten objektivisht, të dijë të dallojë një rrumbullakësi të barkut, që është karakteristikë e këndëshme femërore dhe e parrezikshme si për imazhin fizik ashtu edhe për shëndetin (ky detaj është mjaft joshës për meshkujt), nga një problem i vërtetë. Përveç kësaj, ekziston një diferencë e madhe mes një barku të fryrë dhe një barku normal. Shqetësues do të ishte fakti se barku nuk është i tonifikuar dhe tregon se aty është formuar një sasi e konsiderueshme dhjami. Në rastin e parë këmi të bëjmë me një problem ushqyerje ose stresi.
Masat
Evitoni të pini pije me gaz, ushqime të yndyrshme që kërkojnë një kohë të madhe për t’u tretur dhe perime me fibra të ashpra. Përpiquni që herë pas here të konsumoni shumë ujë dhe të merrni frymë thellë. Nëse barku ka humbur tonifikimin, i vetmi “medikament” do të ishte të kryeshin ushtrime gjimnastikore, joga dhe shumë ecje. Më mirë akoma do të ishte një automasazh dhe ndonjë seancë profesionale. Kur në bark është depozituar dhjami, duhet të flisni me mjekun për t’u këshilluar rreth regjimit dietik si dhe një stili të shëndetshëm jetese.
19 Shtator 2009