Ministri i Ekonomisë, Prifti: “Brenda dy viteve do të hapet Bursa e Tiranës”
TIRANË - Dritan Prifti e ka nisur ditën e parë të punës si ministër i Ekonomisë me konsultime nga përfaqësues të komunitetit të biznesit. Takimi i parë ishte me kryetarin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, të cilit i prezantoi edhe programin e qeverisë. Gjatë takimit Prifti e vuri theksin në partneritetin që do të krijojë me biznesin, pa të cilin nuk mund të hapen 160 mijë vende pune. Ministri premtoi se brenda dy viteve do të vërë në funksionim Bursën e Tiranës, një projekt i vjetër ky, i cili për vite me radhë ka dështuar. Ai gjithashtu premtoi se agjencia “Albinvest”, e cila sot shërben për të thithur investitorë të huaj, do të kthehet në një sportel të vetëm për biznesin e huaj. Sipas Priftit, kjo agjenci do të funksionojë si një One Stop Shop, ku biznesi do të gjejë të gjitha lejet dhe licencat që i duhen. Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Phipilpe Bay, i kërkoi ministrit që të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe në çdo kohë me biznesin. Vetë ministri i sapoemëruar në këtë detyrë tha se do të mbajë në funksionim Këshillin Konsultativ të Biznesit, përmes të cilit kërkon të informohet për problematikat që shoqëron sipërmarrjen private.
Tuneli Rrëshen-Kalimash, i hapur vetëm gjatë ditës së hënë
Vetëm ditën e hënë, nga ora 07:00-19:00 do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve pasi kompania ndërtuese po kryen punime. Burime zyrtare të Ministrisë së Transporteve bëjnë të ditur se “njoftohen të gjithë përdoruesit e autostradës Rrëshen–Kalimash se funksionimi i tunelit të Thierës në këtë autostrade prej ditës së hënë, datë 21.09.09 do të jetë nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Sipas tyre, kjo bëhet për arsye se punimet e tunelit të Thierës në këtë autostradë kanë hyrë në një fazë intensive, me përforcime masive të strukturës së shkëmbit, të cilat sjellin nevojën e optimizimit të proceseve inxhinierike duke i dhënë më shumë kohë kontraktonit”.
Punimet në autostradën Durrës-Kukës kanë sjellë shpeshherë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në aksin Rrëshen-Kalimash. Pjesa më e madhe e mjeteve lëvizin nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas.
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.44%
12M 12-mujor 7.98%
6M 6-mujor 6.89%
3M 3-mujor 5.91%
1M 1-mujor 5.69%
1Ë njëjavor 5.13%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.89%
1Ë njëjavor 6.31%
o/n njëditor 6.35%
12M 12-mujor 9.48%
6M 6-mujor 8.34%
3M 3-mujor 7.33%
Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 17.09.2009
Kursi i këmbimit
Dollari Amerikan USD 91.00 +0.32
EURO EUR 133.74 +0.09
Poundi Britanik GBP 148.81 -1.19
Franga Zviceriane CHF 88.25 +0.21
Jeni Japonez (100) JPY 99.73 -0.34
Dollari Australian AUD 79.15 -0.10
19 Shtator 2009