E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi udhëton për SHBA, të martën pritet nga Obama

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij, Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku udhëton të martën për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të pritet edhe nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, presidenti Barack Obama, kanë bërë të ditur për burime brenda zyrës së kryeministrit.

Delegacioni i Kosovës gjatë kësaj vizite në Uashington do të zhvillojë takime edhe me zv.presidentin e SHBA, Joe Biden, Sekretaren Hillary Clinton, ish sekretaren Madeline Albright dhe kongresmenë e senatorë tjerë.

Kryeministri Thaçi takime të veçanta do të ketë edhe me sekretarët e shtetit për tregti, mbrojtje, udhëheqës të USAID, personalitete me ndikim në politikën amerikane, ndërsa me ftesë të ambasadorit Cristopher Hill do të qëndrojë në Denver, ku do të mbajë ligjërata në dy universitete.

Gjithashtu, Thaçi në kuadër të vizitës në SHBA do të qëndrojë edhe në New York ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Ban Ki Moon, kongresmenin Eliot Engel dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme në OKB.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›