Drejtues të policisë shqiptare viziojnë Kosovën

Prishtinë, 31 janar, 10:46, NOA - Në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës ishte për vizitë një delegacion nga Policia e Shqipërisë dhe ICITAP Shqipëri.
Ky delegacion përbëhej nga Ahmet Haxhijaj, zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Astrit Halilaj, Gjeneral i Zyrës së Kontrollit të Brendshëm, Leon Strigotte – ICITAP, Ariola Cuca- ICITAP (Shqipëri) dhe Mark Bradlry - PAMECA III (Shqipëri).
Ata kanë vizituar në Prishtinë edhe Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës delegacioni u prit nga drejtori i Përgjithshëm, Sheremet Ahmeti të cilit ata i uruan për detyrën e re.
Drejtori Ahmeti duke i falënderuar për vizitën e tyre u shpjegoi shkurtimisht për të arriturat e PK-së dhe gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës të cilën ai e cilësoi si të qetë dhe stabile.
n.e/NOA