Vrasjet në Irak, SHBA nuk i rinovon kontratën shoqërisë Blackwater

Irak, 31 janar, 11:30, NOA – Departamenti Amerikan i Shtetit i ka komunikuar kompanisë së njohur “Blackwater Worldwide” se nuk do ta rinovojë kontratën me të.
Bëhet fjalë për shërbimin e sigurimit privat që ofron kjo shoqëri, përmes rojeve, të cilët jaë akuzuar jo pak herë për vrasjen e civilëve irakenë.
Nisur nga kjo, duket se nuk është ndonjë surprizë heqja e licencës ndaj firmës “Blackwater”, e cila ka provokuar kritika të forta, pasi punonjësit e saj kanë hapur zjarr në trafikun e Bagdadit në vitin 2007, duke vrarë të paktën 14 irakenë civile.
Nga ana tjetër, një roje Blackwater është deklaruar si i fajshëm para një gjykate amerikane nën akuzën e vrasjes me dëshirë, ndërsa 5 të tjerë janë në fazën e gjykimit për një gjë të tillë.
Shoqëria “Blackwater” e mohon faktin të ketë dashur të ndërhyjë me dashje në rastet e tragjedive të ndryshme të krijuara në Irak.
"Departamenti i ka deklaruar me shkrim kompanisë Blackwater se nuk ka ndërmend të rinovojë për të kontratën në Irak”, tha lidhur me një fakt të tillë, zëdhënësi i Departamentit të shtetit amerikan, Richard Aker.
n.e/NOA