Shkurtimet në buxhet, shpenzimet kapitale reduktohen me 19 miliardë lekë
Të ardhurat në buxhetin e shtetit, do të ulen me 27.2 miliardë lekë. Shpenzimet e buxhetit të shtetit do të ulen me 39 miliardë lekë. Investimet publike po ashtu pësojnë një ulje. Vëllimi i shpenzimeve kapitale zvogëlohet me rreth 19 miliardë lekë, nga
86 miliardë të programuara në fillim të vitit. Shkurtime drastike si në të ardhura ashtu edhe në shpenzime janë paraqitur si ndryshimet që do ti bëhen buxhetit të shtetit të këtij viti, të cilat janë paraqitur dje nga ministri i Financave në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare. Shtim të buxhetit ka përfituar vetëm Ministria e Transporteve në rreth 4. 3 miliardë lekë, të cilat do ti përdorë për financimin e projekteve të nisura.
Shkurtimi i investimeve
Vëllimi i shpenzimeve kapitale do të jetë zëri që do të ndjejë tkurrjen më të madhe. Shpenzimet kapitale sipas ministrit të Financave do të zvogëlohen me rreth 19 miliardë lekë, nga 86 miliardë të programuara në fillim të vitit. Ajo që ka ndodhur në investimet publike është bllokimi i tenderimeve të reja, hapja e veprave të reja dhe intensifikimi në financimin e veprave ekzistuese. Në këtë buxhet me gjithë shkurtimin e shpenzimeve që kemi bërë, ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për veprat në proces i janë shtuar dhe 4.3 miliardë lekë, tha Bode. Në shkurtimin e të ardhurave të buxhetit uljen më të madhe e kanë tatimet e doganat. Shkurtim pësojnë edhe sigurimet shoqërore dhe të ardhurat e pushtetit vendor. Ministri i Financave tha se megjithë ndryshimet, ruhen parametrat pozitivë të buxhetit.
Buxheti
Buxheti i shtetit për vitin 2010 do të shkurtohet me 39 miliardë lekë, ndërsa investimet do të preken me 19 miliardë lekë. Ministri i Financave, Ridvan Bode, paraqiti në Konferencën e Kryetarëve, ndryshimet në projektligjin për Buxhetin e Shtetit. Sipas tij shkurtimet në buxhet u bënë si pasojë e efekteve të krizës globale. Ministri i Financave informoi se nga këto shkurtime nuk do të prekin prioritetet e qeverisë. Sipas Ministrit Bode, shkurtimet në buxhet po bëhen për të mos rritur deficitin buxhetor dhe borxhin publik. Në bazë të Rregullores së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mblodhi dje Konferencën e Kryetarëve me pjesëmarrjen e krerëve të grupeve parlamentare ku të ftuar ishin Kryetarët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese.
Bode për buxhetin
Ministri tha se formulimi i buxhetit synon mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Projektligji për një propozim për disa ndryshime në buxhetin e shtetit 2010 vjen pas një reflektimi disa mujor nga ana e qeverisë dhe merr në konsideratë nevojën për një moderim në politikat buxhetore që kanë të bëjnë me vitin 2010. Rishikimi konsiston në përmirësimin e zërave të miratuar të buxhetit me idenë e shkurtimit të tyre. Janë dy faktorë për reduktimin e tij, së pari ka të bëjë me zhvillimet në ekonominë globale dhe evropiane, presionet e krizës që ka përfshirë shumë vende sigurisht janë prezente edhe në vendet të cilat nuk kanë elementë të brendshëm për të pasur një krizë por që kanë ngadalësuar ritmet e prodhimit të brendshëm të tyre. Vendi ynë është një ndër vendet e pakta në Evropë që vitin e kaluar pati rritje pozitive ekonomike e cila ishte më e madhja në kontinentin evropian por që ritmi i rritjes prej 3.3 për qind është e përgjysmuar në krahasim me ritmin normal apo ritmin e viteve ku pati një rritje prej 8 për qind. Mbi këtë bazë, moderimi i rritjes ekonomike e bën të domosdoshëm reflektimin e strukturës buxhetore pasi objektivat e qeverisë lidhen njëkohësisht dhe me nevojën për të mbajtur nën kontroll borxhin publik të vendit dhe për të mbajtur në n kontroll deficitin buxhetor të buxhetit. Së dyti, për ndryshimet e buxhetit të vitit 2010 reflektojnë edhe disa tendenca dhe politika të brendshme nga ana e qeverisë të ndërmarra dhe të deklaruara në programin e saj politik në parlament për të mbajtur disa prioritete të paprekura pavarësisht nga situatat ekonomike të brendshme dhe nga treguesit buxhetorë, tha Bode në fjalën e tij.
Reduktimi i buxhetit sipas zërave
Buxheti për vitin 2010 Ndryshimet
Emërimi Ishin Bëhen
Të ardhurat
360 955 milionë lek렠 333 658 milionë lekë
Shpenzimet
410 721 milionë lek렠 371 767 milionë lekë
Deficiti
49 766 milionë lekë. 38 109 milionë lekë
Buxheti i shtetit
Të ardhurat
278 262 milionë lek렠 264 283 milionë lekë
Shpenzimet
328 028 milionë lek렠 302 392 milionë lekë
Deficiti
49 766 milionë lekë. 38 109 milionë lekë
Buxheti vendor
Të ardhurat
38 223 milionë lek렠 29 686 milionë lekë
Shpenzimet
38 223 milionë lek렠 29 686 milionë lekë
Buxheti i sigurimeve shoqërore
Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat
74 597 milionë lek렠 74 497 milionë lekë
Kontributet
53 557 milionë lek렠 46 282 milionë lekë
Transferimet nga buxheti i shtetit
21 040 milionë lek렠 28 215 milionë lekë
Shpenzimet 74 597 milionë lek렠 74 497 milionë lekë
Buxheti i sigurimeve shëndetësore
Të ardhurat
25 949 milionë lek렠 649 milionë lekë
Kontributet dhe të tjera
6 588 milionë lek렠 6 014 milionë lekë
Transferimet nga buxheti i shtetit
19 361 milionë lek렠 19 635 milionë lekë
Shpenzimet
25 949 milionë lek렠 25 649 milionë lekë
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve
Të ardhurat, gjithsej
2 100 milionë lek렠 1 700 milionë lekë
Transferimet nga buxheti i shtetit
700 milionë lek렠 300 milionë lekë
Shpenzimet
2 100 milionë lek렠 1 700 milionë lekë
Të ardhurat e buxhetit të shtetit
Grantet
7 776 milionë lek렠 6 310 milionë lekë
Të ardhurat tatimore 328 729 milionë lek렠 229 709 milionë lekë
Të ardhurat jotatimore
24 450 milionë lek렠 28 264 milionë lekë
Ndryshimet që bëhen për buxhetin e vitit 2010
Buxheti vendor, për vitin 2010
Të ardhurat 29 686 milionë lekë;
Nga të cilat:
- Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 14 207 milionë lek렠
- Shpenzimet 29 686 milionë lekë
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2010
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej 74 497 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 46 282 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit 28 215 milionë lekë;
Shpenzimet 74 497 milionë lekë.
Skema e sigurimit suplementar
Të ardhurat, gjithsej 4 922 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 200 milionë lekë;
- transfer