“Kush rrenon jete, ne burg per kohe te gjate”
“Kush rrenon jete ne burg per kohe te gjate”
Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, reagoi dje ndaj vales se vrasjeve ne familje apo per gjakmarrje, qe ka perfshire vendin ditet e fundit. Permes nje deklarate ne rrjetin social Facebook, ministri shprehet se opinioni publik u trondit nga vrasja e tre grave, te cilat ishin viktime e dhunes se bashkeshorteve te tyre dhe apeloi ndergjegjesim te shoqerise shqiptare, pasi edhe denimet per keto krime do te jene te renda ndaj autoreve.
“Pavaresisht se autoret nuk duhet te paragjykohen, kur krimi eshte i rende, denimi i vetem i imagjinueshem eshte nje denim i gjate me burgim. Kjo eshte ajo c’ka viktimat dhe shoqeria meritojne”, deklaron Halimi, i cili ishte iniciuesi dhe i ndryshimeve ne Kodin Penal, ku u votua rritja e masave te denimit deri burg perjete per vrasesit per gjakmarrje apo ne familje.
Madje ministri kujton kete vendim, duke thene se vetem pak jave me pare, hyri ne fuqi paketa penale me e ashpra ndaj krimit, “sepse ata qe rrenojne jetet e te tjereve, vrasin grate e tyre, lene femijet jetim dhe u shkaktojne dhimbje pafund te afermve te viktimave, dhe duhet te shkojne ne burg per nje kohe te gjate”. Halimi kerkoi inspektim per te gjitha rastet dhe ndeshkime maksimale.
“Ne si shoqeri duam te sigurohemi se ai qe kryen nje krim te tille, do te marre nje denim te ashper, jo sipas zgjidhjes se gjykatesit, as lehtesive per cmenduri te avokatit, apo prokurorit, por sipas nje denimi te ashper dhe proporcional me krimin qe ka kryer. Sepse keshtu duhet te jete nje drejtesi efektive, e ashper, po aq sa krimi qe kryhet”, vijon reagimi ne rrjetin social. Por ministri shton se nuk duhet pritur qe krimi te kryhet dhe me pas te denohet autori. Ai kujton instalimin e sistemit e monitorimit elektronik disa muaj me pare dhe shprehet se u ka kerkuar disa drejtuesve te institucioneve te drejtesise qe ky sistem te aplikohet me gjere, pasi perdorimi i tij garanton qe te gjithe ata qe marrin urdher-mbrojtje, te mos u afrohet asnje dhunues ne distance te larget. “Jam i bindur se kjo mase do te parandaloje kryerjen e krimit”, shprehet Halimi, duke thene se “eshte e papranueshme qe gjykatesit te japin urdhra mbrojtje per viktimat, duke i lene ne nje banese me agresorin”.
Ministri shprehet i bindur per paketen ligjore dhe sistemin GPS se funksionojne paralelisht ne parandalim krimi dhe ne vendosje drejtesie. “Une jam po ashtu i bindur se kjo pakete nuk eshte nje recete per te gjitha. Nje politike e ashper penale ndikon jo pak ne parandalimin e nje krimi, por kjo nuk mjafton. Ne nuk duhet te presim qe krimi te kryhet dhe pastaj te denojme autorin. Duhet te bejme gjithcka qe krimi te parandalohet. Dhe ketu duhet te jemi te gjithe te kujdesshem dhe te vemendshem. Te paret aktoret e drejtesise. Ngjarje te tilla na bejne te reflektojme dhe nuk eshte keq te besh progres edhe me metoda bashkekohore europiane”, apelon Halimi.