E Diel, 1 Nëntor 2026

Jug / Moti i keq,rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës. Sipas bluzave të bardha pjesa më e madhe e tyre paraqesin shqetësime shëndetësore si shkak i virozave të ndryshme. Vetëm në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës paraqiten në ditë 30 pacientë për të marrë ndihmën mjeksore. “ Ata vijnë me temperaturë të lartë, kollë, dhembje koke, të vjella etj”, thonë mjekët e urgjencës. Numrin më të madh të pacientëve me virozat e stinës e zënë fëmijtë dhe mosha e tretë. Mjekët këshillojnë për pacientët e prekur nga virozat e stinës qëndrimin në ambjente të ngrohta dhe konsumimin e sa më shumë frutave dhe lëngjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›