E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderi i pasaportave, Nishani hedh poshtë akuzat.

 

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka hedhur poshtë të gjitha akuzat në lidhje me tenderin e pasaportave biometrike dhe letërnjoftimit elektronik. Sipas Nishanit ka patur një transparencë të plotë në zgjedhjen e firmës fituese pavarësisht akuzave që ka hedhur opozita. Kreu i ministrisë së Brendshme deklaroi se nuk ka asnjë informacion se firma fituese " Sagem Securite" të ketë pasur probleme ligjore. Në vitin 2004 ajo ka prodhuar kartat e identitetit në Nigeri, por komisioni i tenderit përzgjedhës për të u akuzua për korrupsion në një shifër prej 2 milion dollarësh.Ky fakt sipas tij është një problem i shtetit Nigerian dhe jo i firmës që ne kemi zgjedhur.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›