E Diel, 1 Nëntor 2026

Blair kërkonte intensifikimin e bombardimeve ndaj Serbisë

Strategu i luftës kundër Serbisë, Alastair Campbell, këshilltar i ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka shkruar ditarin në të cilin zbulon prapaskenat e shumë ngjarjeve të cilat e kanë përcjellë bombardimin e Serbisë në vitin 1999. Publikimin e këtij ditari e ka bërë, gazeta britanike “The Guardian”, transmeton Tanjug.
“E premte 2 prill. Ende isha shumë i lodhur dhe i rraskapitur më thernin këmbët. Po humbnim luftën propagandistike kundër serbëve. Tony Blair kishte thirrur herët në mëngjes dhe kishte kërkuar që gjërat të përshpejtojnë”, shkruan në ditarin e tij këshilltari për media, i ish-kryeministrit britanik. Sipas tij, Tony Blair atë ditë kishte biseduar edhe me ish-presidentin amerikan në atë kohë, Bill Clinton, në lidhje me frikën që kish rreth strategjisë ushtarake të sulmit.
 

“Blair foli edhe me Margaret Thatcher natën e kaluar dhe ajo ishte tmerruar nga fakti se komandantët ushtarakë dhe ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, po diskutonin tepër gjatë për objektivat e sulmit. Ai kërkonte që të dërgohej mesazh që të intensifikoheshin sulmet. Unë i thashë atij se ne tashmë e kemi bërë”, shkruan Campbell.
 

“Wesley Clarkun e ka `munduar; dilema se a duhet të sulmojë Serbinë, me bombat e fuqishme shkatërruese deri atëherë të panjohura, me apo po paralajmërim, deri sa ish kancelarit gjerman, Gerhard Schröder i ka interesuar se si po përparon fushata dezinformuese”, shkruan në ditarin e tij Campbell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›