Selmani mbështetje duhan prodhuesve

Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani, i shoqëruar nga bashkëpartiakë dje qëndroi në Studeniçan ku realizoi takime me duhanprodhuesit e kësaj komune për të përcjellur mbështetjen për shitjen e duhanit me çmim më të lartë dhe për të shprehur gadishmërinë e plotë të DR-së që në seancën parlamentare ditën e martë në Parlament të mbrojnë interesin e kësaj kategorie qytetarësh dhe zgjidhjen e problemin e tyre.
Kreu i DR-së Selmani para duhanprodhuesve përsëriti qëndrimin e DR-së se duhani duhet të blehet me çmim më të lartë, respektivisht nën kushtet dhe çmimet e njejta si vitin e kaluar, pasi edhe këtë duhanprodhuesit disponojnë sasi duhani dhe kualitet të lartë të tij.
Duhanprodhuesit e Studeniçanit thanë se janë të revoltuar nga kushtet e sivjetme, pasi me këtë çmim ata nuk mund të mbulojnë as harxhimet e tyre për prodhimin e duhanit.