E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair lexon Kuranin

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 15:00

Ai njihej si një person që refuzonte të diskutonte për fenë kur ishte kryeministër i Britanisë.

Por që kur u largua nga detyra, ai ka nisur të bëhet gjithmonë e më i hapur për rëndësinë e fesë.

Tony Blair, që u konvertua në katolicizëm disa muaj pasi la detyrën, tani ka rrëfyer se ai lexon çdo ditë Kuranin.

“Të lexosh librin e shenjtë islamik- që konsiderohet nga myslimanët si fjalët ekzakte të Zotit, të siguron të jesh i informuar për besimin,” tha ish-lideri laburist.

“Lexoj çdo ditë Kuranin. Pjesërisht për të kuptuar disa gjëra që ndodhin në botë, por kryesisht sepse është jashtëzakonisht udhëzues”, theksoi Blair.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›