UT, i jep "Honoris Kauza" nobelistit Pamuk

Shkrimtari turk, Orhan Pamuk, është nderuar sot nga Universiteti i Tiranës me titullin "Honoris Causa". Titulli i është dhënë nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.
Fituesi çmimit nobel në letërsi në 2006, tha në fjalën e tij se është dita e sotme për të është një ditë e paharruar.
Ai pohoi se nëse do të mundësohej një afrim i ngadalë i modernes, atëherë shoqëria nuk do të shkëputej nga identiteti i saj.
Në ceremoni i pranishëm ishte dhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.