E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabiano pret largim

Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano ka pranuar se pritet të largohet nga klubi gjatë verës. E ardhmja e brazilianit ka qenë në qendër të spekulimeve në kohën e fundit, pas interesimit të vazhdueshëm nga disa klube të Premierligës. Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale, 29 vjeçari ka hapur dyert e largimit nga Sevilla.

“Largimi im është shumë i mundshëm, kontrata ime skadon në vitin e ardhshëm dhe nuk synoj ta vazhdoj atë. Mendoj se edhe Sevilla është e interesuar të më shesë”, tha Fabiano për mediat spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›