E Diel, 1 Nëntor 2026

Blank: E donim Ibrën, por s‘e mbajtëm dot

Supersfida Inter-Juve është tashmë në prag. Për ndeshjen e sotme në mbrëmje flet edhe administratori i bardhezinjve, Jean Klod Blank. "Ka ende shumë ndeshje para fundit të kampionatit, kjo kundër Interit sigurisht që është e rëndësishme, por vlen vetëm tre pikë. Megjithatë, kjo është një sfidë e madhe, një sfidë historike për futbollin italian dhe shpresoj që të jetë një takim ku do të shikojmë futboll të bukur dhe të ndershëm. Një parashikim? E kam, por e mbaj për vete. Ibrahimoviç? Deshi të largohej në një moment të vështirë: donim ta mbanim, por ishte e pamundur".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›