Milito: Te Reali? Them të shikojmë
Pas shumë sforcimeve që bënë për ta sjellë në Itali, presidenti i Xhenoas, Preziozi, nuk ka aspak ndërmend ta shesë. Diego Milito nuk ka ndaluar, duke shënuar 10 gola. Tani Reali, i mbetur pa Van Nistelroin, bën një hap para dhe princi e përgënjeshtron, edhe pse nuk ia mbyll plotësisht derën: "Sot për sot, nuk po mendoj për Realin. Sigurisht që të sjell gjithmonë kënaqësi interesimi i një skuadre të këtij kalibri, por unë jetoj të tashmen. Më vonë do të shikojmë, nëse do të ketë ndonjë gjë konkrete, do të na duhet të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë".