E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Astana favorizohej në testet e dopingut"

Mbi dominimin e Astanas në edicionin e fundit të "Turit të Francës" janë ngritur dyshime. "Skuadra favorizohej nga zyrtarët e Shoqatës Ndërkombëtare të Çiklizmit në ‘Tour 2009‘", ishte përfundimi i raportit të Agjencisë Franceze të Luftës kundër Dopingut (AFLD), që u dorëzua në zyrat e UCI-t, Agjencisë Botërore të Antidopingut dhe ministrave francezë të Shëndetit e Sportit. Lajmi u publikua nga gazetat "Figaro" e "Le Monde". E para theksonte se "në Turin e Francës disa skuadra nuk u nënshtrohen testeve surprizë", ndërsa e përditshmja e dytë, nëpërmjet një dokumenti me dhjetë faqe, tregonte sjelljen preferenciale për ekipin ku garonin Alberto Kontador dhe Lens Armstrong.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›