Portugalia, Nani jashtë Botërorit

Anësori i Portugalisë, Nani, i dha fund ëndrrës për të marrë pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut. Sulmuesi i Mançester Junaitid vuan nga një dëmtim në shpinë.
Gjithçka u konstatua pas stërvitjes së fundit në Lisbonë pëpara se skuadra të fluturonte për në Afrikën e Jugut.
“Pas testeve në dolëm në konkluzionin se ai nuk është plotësisht i aftë të marrë pjesë në Kupën e Botës”, - thuhej në deklaratën e ekipit.
23-vjeçari, i cili shënoi 3 gola në 11 ndeshje gjatë kualifikuese, do të zëvendësohet në skuadrën e Portugalisë nga mesfushori i Benfikës, Ruben Amorim.
Amorim bëri 24 paraqitje me Benfikën sezonin e kaluar, duke e ndihmuar klubin trë fitonte titullin e parë në Portugali në pesë vitet e fundit.
Humbja e Nanit është një dëm i madh për Portugalinë pasi anësori bëri një paraqitje të shkëlqyer me Mançesterin në fazën e dytë të sezonit 2009-2010. Nani shënoi gjashtë gola në 34 ndeshje me nënkampionin e Anglisë, Mançester Junaitid.
Portugalia ka gjithashtu dyshime në lidhje me gjendjen e mbrojtësit Pepe, i cili sapo është rikuperuar nga dëmtimi i tij në gju dhjetorin e vitit të kaluar.
Qendërmbrojtësi i Realit të Madridit nuk ka luajtur qysh atëherë, por doktorët e klubit dhe të ekipit portugez i dhanë lejë për të udhëtuar për në finalet e Kupës së Botës.
Ndeshja e parë e Portugalisë në Botëror është ajo kundër Bregut të Fildishtë, më 15 qershor në Grupin G, që përfshin gjithashtu edhe Brazilin dhe Korenë e Veriut.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili