Bukuria e herës së parë, kur një triumf ndryshon një vend
Hera e parë është një dush i çuditshëm. Mbetesh nën të dhe shpreson të mos lagesh. Do të doje ta ruaje përgjithmonë atë shije. Hera e parë që fiton në Botëror është një suitë që do të duhet ta paguash shtrenjtë. Disa ambientohen me të, disa të tjerë nuk ambientohen kurrë. Sepse nuk është e vështirë të nisesh, po të arrish në majë. Dhe atje lart “çdo gjë të merr mendjen”. Ka shtete dhe njerëz që nuk e kanë humbur kurrë atë suitë dhe e kërkojnë gjithë jetën e tyre. Amerikani Al Oerter, hedhës i diskut, i pari që ka fituar në të njëjtin specialitet për 4 olimpiada, nuk ka dëshirë të largohet kurrë nga hera e parë. Kur i këshilluan të bënte një transplant, përdori klasin për të refuzuar: “Kam pasur një jetë interesante, dua të ec përpara me atë që kam”. Vdiq në 2007-n, në moshën 71-vjeçare.
Hera e parë që çon papritur kombet në majë. Nga varfëria, nga anonimati, nga stereotipi, nga kriza se mos i kanë ngatërruar me të tjerë. Shampanja franceze deri në 1998-n nuk e kishte idenë se mund të kishte sukses. Vlente vetëm shkuma dhe shishja. çdo gjë që deh dhe ta jep në kokë. Në fakt, idhulli i Francës ishte Rajmond Pulidor, heroi i tersit, shtetasi që bënte banjë me uthull dhe gjatë “Tour” arrinte gjithnjë i dyti. 14 xhirot e Francës, nuk fitonte kurrë një bluzë të verdhë. Njerëzit shumë të dashur ishin Antonin Magne, që me një xhiro me limuzinë nën pallatet e qytetit, me xhamin hapur, urdhëronte tifozët të zbrisnin nga pemët e tyre, e dukej sikur i thoshin Antoninit që, më mirë se sa të pedalosh një biçikletë dhe të dështosh, është të përshëndesësh tifozët nga dritarja e kësaj makine. Skuadra që në ‘98-n me afrikanë, armenë, karaibianë, dërrmoi dhe bëri qesharak Brazilin, me dy gola të Zidan, një algjerian të rritur në Marsejë, dhe me një djalosh me emrin simbolik, Petit, i dalë nga depresioni pas vdekjes së të vëllait, është Franca e re praktike, cinike, materialiste. Jo vetëm periferitë e Parisit, por gjithçka përfundoi në faqen e parë. Por pastaj lanë pas edhe klishetë romantike te miti i Pulidor, çiklistit që renditej gjithmonë i dyti. Mamaja holandeze, Fanny Blankes Koen, që kishte dy fëmijë, të shpallur për herë të parë në Lojërat e Londrës ‘48 fitues të katër medaljeve të arta (në 80, 100, 200 dhe 4x100m), triumfoi me atletët e saj. Kjo do të thoshte për ta se vendi kishte dalë përfundimisht nga lufta e dhimbshme. Madje edhe komshinjtë u dhuronin një biçikletë të tjerëve. Dhe kur në ‘59-n Frederiko Martin Bohamontes mori fitoren e parë të “Tour” për Spanjën, edhe pse ishte vetëm një sukses sportiv, u bë një simbol i kalimit të vendit nga lufta në planin e parë të zhvillimit. Ndoshta edhe sepse në të njëjtin vit Severo Okoa fitoi çmimin “Nobel” për mjekësi. Triumfi në “Tour” ishte i pari eveniment sportiv i ndjekur në radio nga populli, i cili mblidhej në sheshe për të dëgjuar radiokronikat.
Hera e parë të ndihmon të qëndrosh më këmbë me më shumë lumturi. Në qershor të ‘92-shit, muaj në të cilin Danimarka fitoi Europianin, ndodhën 58 vetëvrasje mes meshkujve dhe 28 mes femrave, e dhëna më e ulët nga 1978. Në muajin e triumfit për herë të parë të gjithë duken më të gëzuar, edhe pse të dhënat e GDP-së që rritet janë të diskutueshme. Ka ekonomistë që e kundërshtojnë: kur futbolli lulëzon, GDP frenon. Spektakolar është rasti i Argjentinës ‘78, vit i një recensioni 5% të ardhur nga ‘77 dhe u pasua në ‘79 nga një bum ekonomik. Ndoshta futbolli çmend biznesin. Në Francë, në 1998 tregjet pësuan një ulje për tre muaj, por lulëzuan më shumë se sa pritjet gjatë Botërorit Francë ’98.
#