E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emocione për Mandelën në ceremoninë finale

Mbyllja

Klimë feste, emocione dhe tension në "Soccer City Stadium" të Johanesburgut për ceremoninë e mbylljes së Botërorit 2010. përpara autoriteteve të shumta, të kryesuara nga Blater dhe nga presidenti afrikanojugor Zuma, janë përjetuar momentet më nxehta të kësaj kupe. Mes dritës dhe muzikës, momenti më i bukur, përjashto ndeshjen e luajtur në fushë, ka qenë kur Nelson Mandela ka bërë hyrjen e tij në fushë: për të ka një ngritje më këmbë nga të gjithë dhe një brohoritje të përzemërt. Mandela është dukur shumë i qeshur, i shoqëruar nga gruaja, Graca Machel, që i është ulur pranë. Në fund të kompeticionit ka kënduar edhe këngëtarja Shakira himnin e këtij botërori, këngën “Waka, Waka”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›