E Diel, 1 Nëntor 2026

Altintop: Nënshkrimi për Realin, qëllimi kryesor

Transferi i ri i Real Madridit, Hamit Altintop, ka deklaruar se nënshkrimi për Los Blancos ishte qëllimi i tij më i madh, ndërsa tani dëshiron të rikthejë formën për ndeshjen e përfaqësueses së Turqisë kundër Belgjikës, e vlefshme për kualifikim në Euro 2012.

Mesfushori turk, i cili ka luajtur për Bayern Munichun nga viti 2007, javën që lamë pas nënshkroi kontratë katërvjeçare me Real Madridin.

“Të gjithë e dinë se të luaja për Real Madridin ishte qëllimi im më i madh”.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur që të kem sukses këtu. Jam shumë i lumtur, jam me fat (që do të luaj për Realin)”, citon Marca fjalët e 28-vjeçarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›