E Hënë, 2 Nëntor 2026

Blatter: Beckham, ambasador i Fair PlayPresidenti i FIFA: Beckham është një njeri i madh

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT)  - Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, vlerësoi me superlativa futbollistin e famshëm anglez, David Beckham, duke e quajtur atë si “ambasadorin më të mirë të Fair Play në futboll”.

DJALË I MIRË
Joseph Blatter dhe Devid Beckham u takuan në zyrën e presidentit të FIFA-s, në Kejp Taun, në një takim të konsideruar si shumë miqësor nga faqja zyrtare e FIFA-s. Blatter tha për shtypin për ish-lojtarin e Manchester United dhe Real Madrid: “Punoj në FIFA prej 35 vjetësh dhe unë njoh një djalë të mirë. Ai është një nga figurat më të rëndësishme në futboll. Ka një karizmë personale që vetëm shumë pak lojtarë mund ta kenë. Ai është një njeri i madh”.

Numri i klikimeve - 1361
  E Merkure, 02 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›