Trofeu mbërrin në Afrikën e JugutTrofeu i Kupës së Botës mbërriti pasi kishte përshkuar 134.017 kilometra përreth globit, duke vizituar për herë të parë çdo vend afrikan.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Trofeu origjinal i Kupës së Botës, ai që do t’i jepet fituesit të Kampionatit Botëror 2010, mbërriti në Afrikën e Jugut.
134 mijë kilometra
Presidenti i Federatës së Futbollit të Afrikës së Jugut, Kirsten Nematandani dhe shefi i Komitetit Ezkekutiv të Organizmit të Kupës së Botës, Danny Jordaan, morën dhe në dorëzim trofeun. “Ky është fundi i një ëndrre të gjatë dhe fillimi i një ëndrre të re. Ne kishim ëndërruar se një ditë e tillë do të vinte dhe do të garonim për këtë trofe në kontinentin afrikan”, - tha Jordaan, duke zbuluar trofeun. Trofeu i Kupës së Botës mbërriti në Afrikën e Jugut pasi kishte përshkuar 134.017 kilometra përreth globit, duke vizituar për herë të parë çdo vend afrikan.
Numri i klikimeve - 1362
E Merkure, 02 Dhjetor 2009