E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP-Barcelone

Një garë garë e jashtëzakonshme që nga fillimi deri në fund njohu për fitues kryesuesin e kampionatit botëror të Moto GP. Pra, fitues në Çmimin e Madh të Spanjës, ishte spanjolli Horge Lorenco në timonin e Jamahës së tij, që fitoi konkurrencën me spanjollin tjetër, atë të Hondës, Dani Pedroza.
Ky i fundit u nis në mënyrë të shkëlqyer duke parakaluar shumë rivalë dhe duke dalë në krye, ndërsa të 25 xhirot e garës kaluan me rivalitetin e dy spanjollëve, pikërisht në një pistë spanjolle në Barcelonë.
Gjatë xhirove, pati tri parakalime, fillimisht nga ana e Lorencos ndaj Pedrozës, pastaj ky i fundit ia doli ta linte prapa dhe përfundimisht, kryesuesi mori kryesimin për të mos e humbur më.
Në vendin e tretë doli Andrea Doviciozo i Jamahas, që mundi të përballonte sulmin e fundit të kampionit të botës në fuqi, Kejsi Stoner. Pas tyre ishte britaniku Kraçlou, më tej spanjolli tjetyër Alvaro Bautista i Hondës dhe në vend të shtatë doli legjendari Valentino Rosi me Dukati.
Lorenco kryeson me 115 pikë ndaj 95 të Stonerit që mban vendin e dytë. Pas tyre vijnë Pedroza me 85 pikë, Doviciozo me 60, Kraçlou me 56 dhe Valentino Rosi me 51 pikë.
Në Moto 2 fitorja shkoi për italianin Andrea Ianone, ndërsa në Moto 3 fitoi spanjolli Maverik Vinjales.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›