E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiago per Tiago

Një nga lojtarët më të kërkuar të momentit, padyshim që meriton të jetë një nga më të shtrenjtët. i tillë duket se do të jetë edhe Tiago Silva, braziliani i shkëlqyer i Milanit, i cili po kërkohet fuqimisht nga Barcelona.
Adriano Galiani nuk ka ndërmend të nisë bisedime poshtë shifrës 40 milionë euro, ndërsa katalanasit as nuk duan dhe as nuk munden të paguajnë menjëherë kaq shumë para.
Për këtë arsye, Barça ka vendosur të fusë në lojë Tiago Alkantarën, lojtari e ri dhe tepër premtues ofensiv, që pëlqehet shumë nga trajneri kuqezi, Masimiliano Alegri. “Blaugranët” shprezojnë që kjo lëvizje ta ulë shpenzimin në rreth 28 milionë euro si para “cash”.
Në këtë skenar, Milani do të kishte dashur më mirë ta transferonte Tiago Silvën tek Mançester Siti, që nuk do t’i kishte problem këto para dhe po ashtu tek Paris SG që është gati të paguajë, por problemi është vetë lojtari që sipas mediave katalanasve ka pranuar të shkojë në “Kamp Nou”.
Ndërkaq, kuqezinjtë janë gati të marrin me të mirë Zllatan Ibrahimoviçin, duke i ofruar fanelën me numrin 10, ndonëse aktualisht këtë numër e mban Klarens Zedorf.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›