E Diel, 1 Nëntor 2026

Blazeviç: Fanatizmi mund të na humbasë shkëlqimin

BOSNJE- Në kampin e Bosnjë Hercegovinës besojnë se do të arrijnë të përmbysin humbjen 1-0 në Lisbonë ndaj Portugalisë, duke siguruar për herë të parë një biletë për në kampionatin botëror. Sfida që do të luhet në Zenica vendos përballë dy skuadra me një futboll tepër sulmues, pavarësisht se në ndeshjen e parë u shënua vetëm një gol. Portugalia ishte në gjysmëfinale të Botërorit të shkuar, por boshnjakët e drejtuar nga Blazeviç shpresojnë ta bëjnë realitet ëndrrën e tyre.
“Atmosfera në skuadër është tepër e nxehtë dhe të mërkurën them se do të shkojë deri në fanatizëm, - deklaroi trajneri Blazeviç. - Të jem i sinqertë ndeshje, për herë të parë në karrierën time jam duke u përpjekur të ul tensionet. Gjithnjë jam përpjekur ta ngre tensionin para ndeshje, por tani kam frikë se gjithë ky fanatizëm do të na humbasë shkëlqimin dhe inteligjencën”, u shpreh më tej ish-trajneri i Kroacisë. Blazeviç beson se pavarësisht ndeshjes së parë, të dyja skuadrat i kanë 50 me 50 shanset për të kaluar më tej. “Kjo ndeshje është e hapur për çdo rezultat dhe nuk mund të them se ne jemi favoritë. E kam thënë disa herë këtë, portugezët janë favoritë. Ata kanë një gol avantazh, kështu që na duhet të bëjmë shumë sforco”, u shpreh Blazeviç.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›