Portugezët: Duhet të shënojmë patjetër një gol
PORTUGALI- Portugezët janë të treguar të kujdesshëm në deklaratat e tyre para ndeshjes me Bosnjë-Hercegovinën, në program të mërkurën në mbrëmje. Edhe pse do të jenë pa Kristiano Ronaldon, fitorja 1-0 në ndeshjen e parë tregon se skuadra e drejtuar nga Karlos Keiroz është favorite për të shkuar në Botëror. Megjithatë, përballë do të jetë një skuadër tepër sulmuese dhe që arriti të godasë 3 herë shtyllën në Lisbonë. “Nëse shënojnë një gol, atyre u duhet të shënojnë 3, kështu që do të përpiqemi të sulmojmë. Është shumë e rëndësishme që ne të jemi në Botëror”, deklaroi mbrojtësi Pepe. “Para së gjithash duhet të përpiqemi të shënojmë, kjo do të jetë shumë e rëndësishme për ne”, tha Rikardo Karvajo. Edhe tifozët e shumtë portugezë që kanë udhëtuar për në Bosnjë presin që skuadra e tyre të arrijë të shënojë dhe të kualifikohet. Portugalia mendohej si favoritja e grupit 1, ku bënte pjesë edhe Shqipëria, por luzitanët siguruan me shumë vështirësi edhe një vend në zonën plejof.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)