Ndeshja, Egjipti dhe Algjeria duken në prag të luftës
SUDAN- Egjipti dhe Algjeria do të zhvillojnë të mërkurën në Khartum të Sudanit një përballje dramatike për të përcaktuar se cila skuadër do të shkojë në Botëror. Algjerisë i mjaftonte të mos pësonte një humbje me dy gola diferencë në ndeshjen e së shtunës në Kajro, por egjiptianët triumfuan 2-0 duke i dhënë vetes të drejtën për një ndeshje shtesë. Në kampin e Algjerisë ka besim dhe inat pas asaj disfate të 3 ditëve më parë, megjithatë Egjipti mbetet skuadra favorite për të fituar biletën e fundit të Botërorit për zonën e Afrikës.
Sfida mes tyre është një përballje mes dy skuadrave që shquhen për rivalitetin dhe urrejtjen dhe një gjë e tillë u pa edhe të shtunën dhe ka vazhduar gjatë gjithë këtyre ditëve. Tifozët algjerianë nuk e kanë pritur mirë sjelljen e treguar nga tifozët kundërshtarë në Kajro dhe sulme të shumta kanë përfshirë deri kompani egjiptiane që ushtrojnë aktivitetin në Algjeri. Në Algjer u sulmuan zyrat e kompanisë së celularëve egjiptiane Oraskom Telekom, të cilës iu thyen xhamat dhe shkatërruan zyrat. Kjo kompani ka rreth 14.5 milionë klientë në Algjeri. Ndërkohë sulmeve nuk u ka shpëtuar as kompania e fluturimeve Egjipt Air apo edhe firma të tjera. Inati i tifozëve kapi majat pas thashethemeve se një tifoz algjerian kishte vdekur pas ndeshjes në Egjipt, gjë që e detyroi ambasadorin e Algjerisë në këtë vend Hadjar, ta përgënjeshtronte këtë lajm, por duke pohuar se kishte prova të qarta për dhunën e tifozëve egjiptianë. Si reagim, disa nga gazetat kryesore në Kajro publikuan foto ku tregohej se sulmi ndaj autobusit të kombëtares algjeriane ditën e premte, është bërë nga tifozët algjerianë me qëllim që ndeshja të shtyhej dhe të luhej në një fushë asnjanëse.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)