Bledar Kola AEK-u nder dhe pergjegjesi
Bledar Kola do te debutoje sot si trajner i AEK-ut ne sfiden qe skuadra nga Athina do te luaje ne fushen e Zenit St. Petersburg ndeshja e dyte e Grupit G te Europa League. Ish-lojtari i perfaqesueses shqiptare ka marre drejtimin e stolit vetem pak dite me pare pas doreheqjes se Dushan Bajevic ndersa qendrimi i tij ne kete post eshte provizor. Aventura e Koles ne nje stol kaq me peshe sa AEK-u fillon me testin mjaft te veshtire ne Rusi perballe skuadres se drejtuar nga Luciano Spaleti. Gjate konferences per shtyp perpara ndeshjes 38-vjecari deklaroi se roli i trajnerit tek ekipi helen eshte nje nder por njekohesisht edhe nje pergjegjesi e madhe. Kola tha Po mundohemi ti ndihmojme lojtaret qe te gjejne identitetin e tyre te vertete. Qe prej largimit te trajnerit Bajevic po punojme per te ndihmuar psikologjikisht dhe moralisht skuadren. Personalisht ndjej nje pergjegjesi te madhe dhe jam i nderuar per besimin e dhene nga drejtuesit e AEK-ut. Me tej shqiptari konfirmoi se e ka ende te veshtire te zgjedhe formacionin titullar. Kunder Zenitit duam te tregojme se skuadra ka kualitet. Formacioni Kam disa ide por me pare do te bisedoj me bashkepunetoret e mi dhe me disa futbolliste perfundoi ai.