Milan po behet i varur nga Ibrahimovic
I pari i cili ka gricur nje situate qe nuk duhet te jete aspak per tu gezuar eshte holandezi Klaren Sedorf nje nga ata futbolliste qe flet pak por kurre gabim Kujdes por behemi lsquote varur nga Ibrahimovic. Eumlshte e vertete sepse problemi edhe pse duket absurde te konsiderohet i tille eshte pikerisht ky gjithcka e ben vetem Ibra. Pese gola ne gjashte ndeshje dhe shume pike ne vazhdimesi per skuadren e Alegrit Mes kampionatit dhe Champions League 8 nga 9 piket e fituara nga Milani jane te gjitha made in Zlatan. Gola dhe pike te gjitha perjashto barazimin 1-1 ndaj Katanias i cili mban firmen e Pipo Inzagit qe konfirmojne se sulmuesi suedez ishte njeriu qe ata kerkonin por jo vetem. Duke degjuar fjalet e Sedorf kupton se problemi eshte paksa me i komplikuar. Ardhja e Ibrahimovic ne fakt ka dhene nje shtyse vendimtare ne menyren e lojes se kuqezinjve. Tani nuk eshte me si me pare. Nuk luan me ate stil te vjeter loje ndoshta deri ne merzi nje menyre thuajse e njejte gjithmone me shume pasime te shpejta me topin gjithnje tokazi. Por prej disa kohesh nga keto ane gjerat kane ndryshuar luhet me topa te gjate qe ne shumicen e rasteve shkojne vetem tek Ibra. Gjithnje ne cfaredo lloj situate. Pika e ndarjes mes nje barazimi te mire ne Amsterdam dhe nje ecurie te mire eshte pikerisht kjo gje. Pra te besh Ibrahimovicin produktiv deri ne ekstrem do te thote qe ne nje fare menyre te besh jo produktiv te gjithe Milanin. Topa te gjate dhe vrapime te shpejta. Por duhet thene se nje loje e tille nuk eshte pjese e ADN-se se Sedorfit apo te Pirlos por as e Ronaldinjos Robinjos dhe Gatuzos. Per te thene te verteten deri tani eshte nje zgjedhje e mire e lojes por nuk mund te jete zgjidhja e vetme. Por i tille eshte Ibra. Ne Spanje e kritikonin pikerisht per hezitimin e tij qe te behej futbollistikisht pjese e nje grupi dhe per te ankohet prej kohesh Arrigo Saki. Kjo eshte menyra e tij e lojes kjo eshte cilesia e tij e madhe dhe ne te njejten menyre ky eshte limiti i tij. Eumlshte nje lojtar i madh por ka nevoje te luaje keshtu te jete i vetem kunder te gjitheve. Ndersa Milani eshte prej disa vitesh nje skuader e bashkuar ndoshta e vetmja skuader e madhe ne Europe bashke me Barcelonen. Pra dicka duhet bere nga trajneri i Alegrit i cili duhet te gjeje ekuilibrin e duhur mes topave te gjate dhe aksionit te rrjedhshem. Sepse 5 gola ne 6 ndeshje jane gjera per te ferkuar syte por nje e care e vogel eshte hapur dhe duhet mbyllur para se te behet grope ne te cilen mund te bjere skuadra per shkak te varesise nga Ibra.