E Diel, 1 Nëntor 2026

Blegtoria shqiptare, vuan nga mungesa e investimeve

Krijimi i fermave të mëdha do të ishte një zgjidhje për një kontoll më të mirë të shëndetit të kafshëve në Shqipëri. Drejtori veterinarisë pranë Ministrisë së bujqësisë Altin Telo shprehet se blektoria në Shqipëri është e zhvilluar më tepër në mënyrë individuale dhe kjo ka bërë që shpesh kontrolli i kafshëve të jetë i vështirë.
 

Blegtoria në Shqipëri që të zhvillohet ka nevojë për më tepër investime. Ky sektor përcaktohen me mjaft rëndësi për ekonominë e vendit por pavarësisht kësaj vëmendja ndaj kërij sektori vazhdon të jetë e vogël.
 

Rritja e prodhimit blektoral që zë edhe peshën kryesore në sektorin e bujqësisë do të zhvillonte ekonominë, do ulte papunësinë në zonat rurale, dhe gjithashtu do mundësonte uljen e çmimeve të produkteve kryesore jetike që konsumohen si dhe do të ulte varësinë e vendit nga importet.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›