Tirane nje banese tek Unaza e Re perfshihet nga zjarri asnje te lenduar
Një banesë në Tiranë pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re është dëmtuar rëndë për shkak të një zjarri që e përfshiu të tërën. Policia tha se zjarri ishte i qëllimshëm për shkak të një konflikti pronësie mes dy vëllezërve. Në orët e para të ditës së sotme 33-vjecari Everest Ymeri i ka vënë zjarrin qëllimisht banesës së vëllait të tij, duke shkaktuar panik edhe tek banorët e zonës përreth.
Policia e mbërritur në vedngjarje ka bërë shoqërimin e tij, ndërsa zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë flakët në katin e dytë të banesës 3-katëshe. Fatmirësisht dëmët ishin vetëm materiale.
Sipas burimeve të policisë, 33-vjecari fillimisht ka nxjerrë nga shtëpia e vëllait, mobiljet, duke i hedhur nga ballkoni, e më pas i ka vënë flakën asaj.