PD: Në Tiranë vendosën qytetarët dhe jo politikanët
TIRANE-Menjëherë pas deklaratës së kreut të PS Edi Rama ku i bëri apel Kolegjit Zgjedhor të vendosë drejtësi për Tiranën, ka reaguar selia blu.
Zëdhënësja elektorale e Lulzim Bashës deklaroi se deklaratat e Ramës janë presione ndaj Kolegjit Zgjedhor.
“ Edhe sot z.Rama vazhdoi avazin e tij te vjetër. 24 orë para se Kolegji Zgjedhor të japë vendimin në lidhje me kërkesën që ai vetë ka bërë, z.Rama i kërkon gjyqtarëve të vendosin vetëm atë që ai vetë dëshiron”.
“Ky presion i radhës ndaj institucioneve të pavarura, është i prapranueshëm dhe tregon qartë se është z.Rama që ka mbyllur veshët dhe sytë, duke humbur fillin me realitetin”.
Sipas PD, fitues i padiskutuar në Tiranë është Lulzim Basha dhe këtë e vendosi qytetari.
“Në përfundim të këtij procesi, rezultoi se më shumë qytetarë kanë vendosur që z.Lulzim Basha të jetë kryebashkiaku i ardhshëm.
Në një proces demokratik, janë qytetarët ata që vendosin se kush fiton në zgjedhje dhe jo politikanët dhe axhenda e tyre personale.
Përse pas numërimit të cdo vote z.Rama kërkon të nxjerrë antikushtetutese votën e qytetarëve?”
(d.b/BalkanWeb)