E Diel, 1 Nëntor 2026

Blendi Fevziu promovon në Tiranë librin “Enver Hoxha”

TIRANE - Libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut ka mbledhur në një pritje të organizuar në Galerinë e Arteve një serë figurash të njohura të politikës, diplomacisë, fushës së artit dhe gazetarisë.

Të pranishëm ishin kryeministri Berisha, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, ish-kryetari i PS-së Fatos Nano, kryeparlamentarja Topalli, kryeprokurorja Ina Rama, politikanë të majtë e të djathtë.

Në përshëndetjen e tij për të pranishmit, autori Blendi Fevziu tha se libri është një dokumentim përgjigjesh për pyetjet e të gjithë viktimave të regjimit të ashpër diktatorial.

Gjatë kësaj ceremonie nuk ka munguar edhe një shtrëngim duarsh mes kryeministrit Berisha dhe Fatos Nanos.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›