E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten zyrat e PNUD në Tiranë

TIRANE- Autorë ende të paidentifikuar kanë grabitur zyrat e PNUD në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në zyrat e PNUD që ndodhen në rrugën “Pjetër Bogdani”. Grabitësit kanë arritur të marrin 3 lap top, dokumente dhe sende të tjera që ndodheshin në zyrë.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje PNUD ka bërë edhe kallzimin penal në polici. Policia po kryen ekspertizën në vendngjarje dhe po punon për gjetjen dhe kapjen e autorëve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›