E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e euros, BE i kërkon pjesës tjetër të botës të japë kontribute në FMN

BRUKSEL - Vendet e Bashkimit Evropian i bënë sot thirrje pjesës tjetër të botës për të marrë pjesë në kontributet e dhëna për Fondin Monetar Ndërkombëtar, me qëllim që ai të japë më tej mjetet e nevojshme për mbështetjen e zonës euro e cila po përballet me krizën e borxhit.

"Bashkimi Evropian do të vlerësojë faktin që, anëtarët e G20-s, forumi i vendeve të pasura dhe në zhvillim, si dhe vende të tjera anëtare të FMN-së me situatë financiare të fuqishme, i mbështesin përpjekjet për ruajtjen e stabilitetit financiar në botë duke ndihmuar për rritjen e burimeve të FMN-së", bëri të ditur kryetari i grupit të ministrave evropianë të Financave, Jean-Claude Juncker në një komunikatë.

Kjo thirrje u bë në përfundim të një konference telefonike të ministrave evropianë të Financave me objektiv gjetjen e mjeteve për forcimin e mburojës financiare kundër krizës, nëpërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar.

"Me këtë rast, 17 vendet e zonës euro konfirmuan dhënien e 150 miliardë eurove shtesë për FMN-në në formën e huave bilaterale", theksoi Juncker.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›